
Video/ Vajza vret babain me të dashurin dhe e rrëfejnë duke qeshur!
Dritare.net
Një video tronditëse është publikuar nga autoritetet amerikane, ku protagonistë janë një 18-vjeçar dhe e dashura e tij 16 vjeçe.
Dyshja, dyshohet se kanë vrarë babain e vajzës disa ditë më parë. Në videon e publikuar nga autoritetet shfaqen dy adoleshentët, Aron Guerrero dhe Sierra Halseth, duke buzëqeshur e duke u krenuaar për vrasjet e kryera.
“Mirë se vini në kanalin tonë në YouTube, është dita e tretë që kur kemi vrarë dikë”, dëgjohet të thotë 18-vjeçari në fillim të videos tronditëse, ndërsa ai dhe e dashura e tij tregojnë tre gishta.
“Mos e thuaj këtë para kamerës” thotë Halseth”.
"Ia vlente” shton 18-vjeçari dhe e ledhaton atë me butësi, para se të dy të shpërthenin në të qeshura.
Në video, dy adoleshentët shihen të shtrirë në krevat.
Në një moment, i riu bën shaka sikur po e mbyt vajzën, pastaj qeshin sërish të dy.
Skena është e tmerrshme nëse dikush mendon se këta dy fëmijë të vegjël dyshohet se kanë kryer disa ditë para vrasjes së babait të vajzës, i cili ishte kundër lidhjes së tyre.
Policia beson se të dashuruarit adoleshentë vunë flakën për të fshirë gjurmët e tyre pas vrasjes, pasi më parë ishin përpjekur të copëtonin trupin e 45-vjeçarit me një sharrë elektrike me zinxhir dhe një sharrë rrethore.
Nuk është e qartë nëse adoleshentët e kanë ngarkuar ndonjëherë videon në rrjetet sociale ose nëse ajo thjesht është gjetur në celularët e tyre./dritare.net

















