
Video/ Të bllokuar prej 9 ditësh, dalin pamjet e punëtorëve brenda tunelit!
Dritare.net

Janë bërë publike imazhet e 41 burrave të bllokuar për më shumë se një javë, në një tunel autostrade në Himalajet Indiane. Në fotot e publikuar, punonjësit shfaqen duke qëndruar në hapësirën e mbyllur dhe duke komunikuar me punonjësit e shpëtimit. Burrat janë bllokuar në tunelin 3 milje (4.5 km) në shtetin Uttarakhand që kur u shkatërrua më 12 nëntor ndërsa autoritetet bëjnë me dije se ata janë të sigurt, me akses në dritë, oksigjen, ushqim, ujë dhe ilaçe.
Ata nuk kanë thënë se çfarë e shkaktoi shembjen, por rajoni është i prekshëm ndaj rrëshqitjeve të dheut, tërmeteve dhe përmbytjeve. Përpjekjet për nxjerrjen e 41 burrave janë ngadalësuar nga vështirësitë në shpimin e mbeturinave në terrenin malor, citon The Guardian.
Një video prej 30 sekondash e siguruar nga autoritetet tregoi rreth një duzinë burrash të bllokuar që qëndronin në një gjysmërreth para kamerës, të veshur me helmeta dhe xhaketa të punëtorëve. Në video, burrat e bllokuar dukej se ishin në gjendje të mirë, duke u përgjigjur se ishin në rregull, tha një zyrtar në dhomën e kontrollit të shpëtimit.
Autoritetet po punojnë njëkohësisht në pesë plane të tjera për të tërhequr punëtorët, duke përfshirë shpimin vertikalisht nga maja e malit./M.K-dritare.net
VIDEO | First visuals of workers stuck inside the collapsed Silkyara tunnel in #Uttarkashi, Uttarakhand.
— Press Trust of India (@PTI_News) November 21, 2023
Rescuers on Monday pushed a six-inch-wide pipeline through the rubble of the collapsed tunnel allowing supply of larger quantities of food and live visuals of the 41 workers… pic.twitter.com/mAFYO1oZwv

















