
Video/ Dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur, pamjet nga përleshjet në Jerusalem
Dritare.net
Pamje të reja janë publikuar nga përleshjet mes palestinezëve dhe policisë izraelite jashtë xhamisë së Al Aksës në Jerusalem. Më shumë se 300 persona u plagosën në prag të marshimit nacionalist izraelit, që përkujton marrjen e Jerusalemit Lindor në 1967-ën, ndërsa humbën jetën 24 persona. Pamjet e publikuara në rrejte sociale tregojnë turma njerëzish që hedhin gurë ndaj policisë e cila u kundërpërgjigj me granata tymuese. Po ashtu shihen edhe shumë protestues brenda xhamisë së Al-Akasës një prej vendeve më të shenjta si për islamikët dhe hebrenjtë.
Tensionet midis Izraelit dhe Palestinezëve u rritën në ditët e fundit. Gjithçka nisi pas kërcënimit të autoriteteve izraelit për dëbimin e familjeve palestineze nga rajoni i Sheikh Jarrah në Jerusalemin Lindor. Hamas, milica që kontrollon Rripin e Gazës, e cilëson një masakër dhe krim lufte atë po ndodh në Xhaminë e Al-Aqsës.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Hamasi e kishte kaluar vijën e kuqe dhe se Izraeli do të përgjigjej me forcë./K.C/dritare.net

















