
Video/ Gazetari gjerman shpërthen në lot teksa raporton për ndryshimet klimatike
Dritare.net
Fjalët e një vajze të shkollës fillore prekën shpirtin e gazetarit gjerman të kanalit televiziv ZDF, Ben Bode. Gjatë një reportazhi për ndryshimet klimatike, gazetari shpërtheu në lot... Në dokumentarin e ZDF, i shfaqur në serinë "37 Gradët e Jetës", reporteri Bonde, i cili ndër të tjera merret me ngrohjen globale, intervistoi aktivistët e "Gjeneratës së fundit" pranë Portës së Brandenburgut në Berlin.
Kur gazetari gjerman pyeti një nxënëse të shkollës fillore se pse vendosi të ishte e pranishme në demonstratën për të luftuar ndryshimet klimatike, ajo humbi durimin dhe nuk mundi t'i mbante lotët, raporton gazeta gjermane Bild.
“Vetëm sepse ka të bëjë me të ardhmen time. Nuk dua të jetoj diku ku është shumë vapë apo ka mbeturina kudo dhe fatkeqësi klimatike.”, ishte përgjigja e nxënëses së vogël. Më pas, Bode nuk arriti të kontrollonte emocionet dhe filloi të qajë.
ZDF Journalist fängt an zu weinen, weil ein Vater seine kleine Tochter zu einer Demonstration der Letzten Generation mitnimmt und sie dort dagegen demonstriert, dass überall Müll rumliegt und überall Klimakatastrophen sind. #ReformOerr #OerrBlog pic.twitter.com/ZsDVEvNm8F
— ÖRR Blog. (@OERRBlog) September 17, 2023
Pasi shpërtheu në lot, ai i tha vajzës: “Mendoj se është shumë mirë që po merr pjesë në demonstratë. Kjo na tregon ne të rriturve se sa e rëndësishme është kjo." Videoja e gazetarit gjerman që qante u bë virale dhe brenda shtatë orëve u pa në Twitter nga 165 mijë ndjekës./K.C/dritare.net

















