
Video/ Momenti kur Erdogan i refuzon gotën e ujit, truprojës së tij!
Dritare.net
Një seri komentesh u shkaktuan nga një video që tregonte presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan duke i refuzuar ujin që i ofroi një nga truprojat e tij. Presidenti turk kishte shkuar në rajonin e goditur nga tërmeti Hatay për të inauguruar një spital. Siç shihet në video, shefi i tij i sigurimit i afrohet duke mbajtur një gotë me ujë dhe ia ofron. Erdogan refuzon ta marrë atë, në mënyrë të turpshme.
Në atë moment ka ndërhyrë djali i Bilalit, i cili mori gotën dhe ia dha. Sapo Erdogan sheh djalin e tij, pranon ta marrë gotën. Natyrisht, kjo video shkaktoi komente të forta në rrjetet sociale. Disa përdorues kanë pohuar se është çështje sigurie, ndërsa të tjerë kanë shkruar se ai ndoshta ka frikë se do t'i ndodhë diçka e keqe./K.C/dritare.net

















