
Foto/ Avioni merr flakë në fluturim, manovra e pilotit shpëton mbi 200 pasagjerë
Dritare.net

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në një tragjedi ka ndodhur ditën e djeshme në avionin që u nis nga Denver, kryeqyteti i Colorado, SHBA. Avioni Boeing 777-200, me 231 pasagjerë dhe 10 persona në ekuipazh në bord, po drejtohej për në Honolulu, Hawaii të shtunën nga Aeroporti Ndërkombëtar i Denverit kur mbeturinat goditën motorin e djathtë të avionit, duke bërë që ajo të shpërthente në flakë. Pasagjerët kanë parë nga dritarja motorin në flakë, copa prej tekstili me fije qelqi që binin nga aeroplani dhe tym të zi që dilte nga krahu i avionit. Incidenti e detyroi pilotin të provonte një ulje emergjente përsëri në Denver vetëm 20 minuta pas ngritjes, rreth orës 1:30 pasdite me kohën lokale. Kur avioni preku përsëri pistën dhe të gjithë ishin të sigurt, kabina shpërtheu në duartrokitje dhe brohoritje lehtësimi. Kjo manovër e pilotit u shpëtoi jetën 240 personave. Nuk pati asnjë të lënduar të raportuar. Copa të mëdha mbeturinash nga shpërthimi i aeroplanit kanë rënë sipër shtëpive dhe ndërtesave në periferitë e Denverit. /S.F.-dritare.net





















