
Victoria's Secret i thotë lamtumirë engjëjve të saj. I zëvendëson me gra të suksesshme!
Dritare.net
Victoria's Secret, gjiganti i të brendshmeve ka vendosur t’i thotë lamtumirë engjëjve të saj, supermodeleve me bukuri të paarritshme, nga Bella Hadid te Adriana Lima.
Në vend të tyre, në pasarelë do të parakalojnë gratë e suksesshme. Kampionia e futbollit dhe aktivistja LGBTQ + Megan Rapinoe, aktorja dhe sipërmarrja indiane Priyanka Chopra Jonas, skiatorja 17-vjeçare kineze-amerikane Eileen Gu, modelja Paloma Elsesser, aktorja dhe modelja transgjinore braziliane Valentina Sampaio, ish-modelja refugjate në Sudanin Jugor Adut Akech dhe fotografja dhe themeluesja e platformës dixhitale #Girlgaze Amanda de Cadenet.
Ky është një ndryshim i bujshëm më shumë në përputhje me ndjeshmërinë pozitive të trupit dhe me vlerat e gjeneratës Z, të vëmendshme ndaj gjithëpërfshirjes.
Kompania, e cila vitet e fundit ka pasur humbje të konsiderueshme(nga 12 miliardë në 2016 dhe 5 miliardë sot), u themelua në 1977-ën me një mision të qartë: “T’u siguronte burrave të brendshme perfekte për t’ia dhuruar partnereve të tyre.” Një strategji që vitet e fundit ka pasur në vëmendje perfeksionin e trupit të femrës, gjë që sot është bërë diçka e vjetër./K.C/dritare.net

















