Na ndiqni edhe në

Bota

Victoria Beckham zbulon arsyen pse fshiu tatuazhin me inicialet e David!

Victoria Beckham zbulon arsyen pse fshiu tatuazhin me inicialet e David!

Victoria Beckham ndezi spekulimet për divorc muajin e kaluar pasi fansat vunë re se kishte hequr tatuazhin e saj me inicialet e bashkëshortit, David Beckham, nga kyçi i dorës.

Por Victoria gjatë intervistës në “Today” vendosi të sqarojë gjithçka.

“Unë i kisha këto tatuazhe shumë kohë më parë dhe thjesht nuk ishin veçanërisht delikate. Të miat ishin pak të trasha dhe thjesht nuk ishin aq të bukura. Thjesht nuk dukeshin aq bukur. Nuk ka asgjë më shumë se kaq. Mediat filluan të spekulojnë, se a u ndava nga burri im? Jo. Unë isha pak e lodhur nga tatuazhi. Është kaq e thjeshtë”, tha ajo, duke vënë në dukje se burri dhe djemtë e saj janë të mbuluar me tatuazhe “të bukura”.

David dhe Victoria kanë katër fëmijë: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. Çifti u takua në 1997 dhe u martuan në 1999, dasma ishte një nga më të përfolurat në Britaninë e Madhe./People/M.K/dritare.net