Na ndiqni edhe në

Bota

Vendet që do të goditen më shumë nga ndikimi i Covid-19 te turizmi!

Vendet që do të goditen më shumë nga ndikimi i Covid-19 te

Burimi: CNN

Ndërsa destinacionet e njohura po rihapen ngadalë dhe turizmi ka filluar të ecë në disa pika, ndikimi i pandemisë në këtë sektor nuk ka qenë më shkatërrues se kaq. Shumë vende, të ardhurat e të cilave mbështeten të turizmi humbën një nga burimet kryesore të pasurisë pothuajse brenda natës, në mars. Por cilat janë vendet që do ta pësojnë më keq?

Sipas Statista, Meksika është më e rrezikuara nga ekonomitë më të mëdha në botë, pasi 15.5% e GDP-së së saj mbështetet në industrinë e udhëtimit dhe turizmit. Portali, i cili siguron të dhëna për ekonominë globale digjitale, ka përpiluar një listë të vendeve që mund të preken më keq bazuar në shifrat e vitit 2019 nga Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC). Meksika kryeson listën, e ndjekur më pas nga Spanja me 14.3% të GDP-së dhe Italia 13%.

Vendet që do të goditen më shumë nga ndikimi i Covid-19 te

Ndonëse ato e kanë hapur turizmin, një pjesë atë ndërkombëtar, rënia ka qenë e madhe, informon dritare.net. Spanja, e cila ishte një nga vendet me masa më të rrepta në botë, u hap, nisi të rigjallërojë turizmin, hapi kufijtë me vendet e BE-së etj. Po kjo hapje bëri që virusi të përhapej më shumë, duke bërë që rajone të ndryshme të rikarantinoheshin. Edhe Italia u rihap, së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, mikroshtetet dhe principatat si Andorra, Monako, San Marino dhe Vatikani. Por edhe Italia ka përjetuar një rritje të vogël të rasteve të infektimit, që nga hapja, duke treguar që procesi i rimëkëmbjes ka të ngjarë të jetë i ngadaltë. Ndërsa në SHBA, ku turizmi zë vetëm 8.6% të GDP-së, ndikimi ka qenë më pak i rëndësishëm, duke parë që edhe pjesa më e madhe e amerikanëve preferojnë vendet e Evropës për të pushuar. Franca është pak më poshtë në listë, me turizmin që përbën 8.5% të GDP-së së saj në vitin 2019, e ndjekur nga Brazili me 7.7%.

Vendet që do të goditen më shumë nga ndikimi i Covid-19 te

Pjesë e listës së Statista janë vetëm disa nga shtetet e mëdha. Nuk përfshihet Shqipëria, por dihet që edhe vendi ynë pësoi goditje te turizmi, pasi pjesa më e madhe e GDP-së, mbështetet te ky sektor./K.C/dritare.net

Vendet që do të goditen më shumë nga ndikimi i Covid-19 te