
Ish-agjenti i FBI-së, Robert Levinson, i cili u zhduk në Iran 13 vjet më parë, ka vdekur në paraburgim atje, sipas deklaratës së familjes së tij, informon dritare.net.
Familja e tij gjithashtu tha se vdekja e tij kishte ndodhur para pandemisë së koroanvirusit.
Levinson u zhduk në 2007 në ishullin iranian të Kishit. Familja e tij thoshte se ai po punonte në emër të një misioni të paautorizuar të CIA-s.
Levinson dha dorëheqje nga FBI-ja, në 1998, por kishte punuar në Kish si një hetues privat, për falsifikimin e cigareve në rajon, thotë gruaja e tij.
Zyrtarët amerikanë dyshuan se ai ishte rrëmbyer nga forcat e inteligjencës iraniane për t'u përdorur si negociator për marrëdhëniet me Uashingtonin./E.B-dritare.net

















