Na ndiqni edhe në

Bota

Vanessa Incontrada pozon e zhveshur për kopertinën e Vanity Fair: Askush nuk mund të më gjykojë

Vanessa Incontrada pozon e zhveshur për kopertinën e Vanity Fair:

Protagonistja e kopertinës së re të "Vanity Fair"është Vanessa Incontrada, e cila pozon e zhveshur për të dërguar një mesazh të rëndësishëm.

"Askush nuk mund të më gjykojë mua, madje as ti" është slogani provokues i përdorur i numrit të ri të revistës.

Krejtësisht e zhveshur, Incontrada, përcjell një mesazh të rëndësishëm te gratë, dhe një thirrje për to.

"Mësoni të pranoni trupin tuaj dhe mos lejo askënd të të gjykojë".

Vanessa Incontrada pozon e zhveshur për kopertinën e Vanity Fair:

Ideja është që të gjithë ata që e lexojnë, të reflektojnë mbi gjykimet për format e trupit. Edhe pse protagonistrja është një femër, tema është gjithëpërfshirëse.

Vanessa Incontrada pozon e zhveshur për kopertinën e Vanity Fair:

“Në vitin 2008 unë linda djalin tim Isal. Siç u ndodh të gjitha grave, lindja transformon trupin tuaj. Kështu më ndodhi dhe mua. Menjëherë nisën kritikat. Të ashpra, mizore. Gjithmonë thuhet se sulmet më të këqija vijnë nga ata që i njihni. Nuk mendoj kështu: fjalët që më lënduan më shumë erdhën nga ato që nuk i njihja. Isha e zhgënjyer, e lënduar dhe e çorientuar: por pse të ndjehesha kaq keq? ", Rrëfeu aktorja në një intervistë me drejtoreshën e Vanity Fair, Simone Marchetti.

“Ndonjëherë shtojmë peshë, ndonjëherë humbasim kile. Një muaj jemi me dietë për të humbur kilet, një tjetër ndjehemi mirë me veten. Ne jemi gra, trupi ynë funksionon kështu. Është e natyrshme, duhet të pranohet dhe mbi të gjitha të respektohet. Askush nuk mund dhe nuk duhet të ju gjykojë, ”tha Vanessa Incontrada./L.F-dritare.net