Na ndiqni edhe në

Bota

Vajza e Kim Kardashian acarohet me paparacët: Pse duhet të na ndjekësh gjatë gjithë kohës!

Vajza e Kim Kardashian acarohet me paparacët: Pse duhet të na

Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West është rritur dhe është e njohur për karakterin e saj shpërthyes, dhe tashmë ka marrë famën e një ylli.

Kim ka udhëtuar drejt Parisit për Javën e Modës me vajzën e saj 9-vjeçare, North. Në orët e fundit, ajo është bërë virale, teksa u ka bërtitur gazetarëve që e kapnin në foto teksa shoqërohej me një mikeshë.

Ndërsa të dyja ecnin dorë për dore, ajo u bërtiti fotografëve: Pse duhet të na ndiqni gjatë gjithë kohës?


Reagimi i gazetarëve ka qenë duke shpërthyer së qeshuri. Dikush u përgjigj: Sepse je kaq e famshme. Ne të duam, vërtet!

Vajza e Kanye West dhe Kim Kardashian duket se do të jetë jo pak në qendër të vëmendjes. Pothuajse një muaj më parë, festa e saj e ditëlindjes ishte një nga temat më të përfolura./M.K/dritare.net