 
		                       Ursula von der Leyen: Europa duhet të përgatitet për ndërprerjen e plotë të gazit rus!
		                        	E Mërkurë   6 Korrik 2022, 15:03
		                            
		   	    			Dritare.net

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha ditën e sotme se Bashkimi Evropian duhet të bëjë plane emergjente për t'u përgatitur për një ndërprerje të plotë të gazit rus.
Shefja e BE-së akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, për përdorimin e energjisë si armë në një fjalim para ligjvënësve në Strasburg sot.
Ajo tha se komisioni po punon për një “plan evropian të emergjencës” teksa propozimet e para do të prezantohen nga mesi i muajit.
"Nëse vjen më e keqja, atëherë duhet të jemi të përgatitur", tha ajo.
Ajo theksoi rëndësinë e të paturit të një nisme të përbashkët evropiane dhe një qasje të koordinuar për një ndërprerje të plotë të gazit rus nëse rasti do e kërkojë./M.K/dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       