Na ndiqni edhe në

Bota

U bashkua me protestat pro palestineze, Izraeli kritika Bella Hadid: Turp të kesh!

U bashkua me protestat pro palestineze, Izraeli kritika Bella Hadid: Turp

Supermodelja amerikane Bella Hadid shprehu mbështetjen e saj për protestat në Palestinë. Por pas kësaj ajo u kritikua nga forcat izraelite. Hadid, babai i së cilës është palestinez, u bashkua në protestën pro palestineze, në një kohë kur vazhdojnë përplasjet në Rripin e Gazës mes militantëve të grupit Hamas dhe forcave izraelite. Këtë fundjavë supermodelja ndau foto dhe video në llogarinë e saj në Instagram nga protesta pro palestineze në New York.

"Kështu ndihet zemra ime. Të jesh rreth këtyre palestinezëve shumë të bukur, të zgjuar, të respektuar, të dashur, të mirë dhe bujare, të gjithë në një vend! Ne jemi një racë e rrallë. Thirrjet “Lironi Palestinën!” do të vazhdojnë deri sa Palestina të jetë e lirë.”, shkroi Hadid, informon dritare.net

Përmes një postimi në Twitter llogaria zyrtare izraelit shkroi: “Të famshëm si Bella Hadid avokojnë për hedhjen e hebrenjve në det, ata po avokojnë për eliminimin e shtetit hebre. Kjo nuk duhet të jetë një çështje izraelito-palestineze. Kjo duhet të jetë një çështje njerëzore. Turp të kesh!”

Llogaria zyrtare e Izraelit në Twitter iu referohej videove të supermodeles ku protestuesit thoshin parullën e vjetër: "Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë.”/K.C/dritare.net