
U aksidentua disa ditë më parë, ndahet nga jeta aktorja Lisa Banes!
E Mërkurë 16 Qershor 2021, 09:09
Dritare.net
Aktorja e njohur amerikane Lisa Banes, e njohur për rolin e saj në filmin “Gone Girl” ka ndërruar jetë 10 ditë pasi u përplas nga një automjet në Manhatan.
Autoritetet e New York-ut njoftuan se aktorja 65-vjeçare nuk kishte mundur të mbijetonte pas aksidentit të ndodhur në fillim të muajit pranë qendrës kulturore Lincoln Center. Pas përplasjes nga automjeti, ajo pësoi një traumë në pjesën e kafkës.
“Ne jemi me zemër të thyer nga vdekja tragjike dhe e pakuptimtë e Lisa-s. Ajo ishte një grua e zgjuar, me mirësi dhe bujari dhe e përkushtuar ndaj punës së saj, në skenë, para kamerave, dhe më shumë me familjen dhe miqtë e saj”, theksoi agjenti, David Williams, për NBC news./dritare.net

















