
Turqia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, deri tani 35 të lënduar!
E Mërkurë 23 Nëntor 2022, 08:08
Dritare.net
Një tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter goditi zonën e Turqisë perëndimore pranë qytetit të Duzca, rreth 210 kilometra në lindje të qytetit më të madh turk, Stambollit, shkruajnë mediat turke.
Lëkundjet ishin mjaft të forta dhe u ndien në Stamboll dhe kryeqytet, Ankara. Të paktën 35 persona u lënduan, thanë zyrtarët.
Përllogaritjet e thellësisë së tërmetit variojnë nga 2 deri në 10 kilometra.
Raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike në rajon. Banorët madje iknin nga apartamentet e tyre dhe kaluan natën jashtë.
Tërmeti i dytë me magnitudë 4.7 u regjistrua 20 minuta pas të parit.
Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se nuk kishte asnjë informacion për të vdekur./Xh.Xh/dritare.net

















