Na ndiqni edhe në

Bota

Turqia kundër planit të Suedisë dhe Finlandës për t'u bashkuar me NATO!

Turqia  kundër planit të Suedisë dhe Finlandës për

Suedia dhe Finlanda kanë thënë se do të zhvillojnë bisedime me qeverinë turke pasi presidenti i saj, Recep Tayyip Erdogan, tha se nuk ishte në favor të planeve të tyre për t'u bashkuar me NATO-n.

Ministrat e Jashtëm suedez dhe finlandez, Ann Linde dhe Pekka Haavisto thanë se do të bisedojnë me homologun e tyre turk, Mevlut Cavusoglu, për këtë çështje në një takim të NATO-s të shtunën.

Erdogan tha se vendet nordike u kanë dhënë azil njerëzve që Turqia i konsideron si terroristë kurdë. Ai shtoi se nuk donte që NATO të përsëriste atë që ai e quajti gabimin e së kaluarës kur lejoi Greqinë të anëtarësohej.

Duke iu përgjigjur komenteve të Turqisë, SHBA tha se Turqia është një aleat i vlerësuar i NATO-s dhe ata kanë qenë të përfshirë dhe kanë ndihmuar në përpjekjen për të nisur një dialog këtu, midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Ne po punojmë për të sqaruar më mirë pozicionin e Turqisë këtu", tha John Kirby, sekretari i shtypit për Ministrinë e Mbrojtjes së SHBA./M.K/dritare.net