Trump ul dënimin me burg për aleatin e tij, Roger Stone
E Shtunë 11 Korrik 2020, 08:08
Dritare.net
Presidenti amerikan Donald Trump ka ulur dënimin me burg për aleatin e tij, Roger Stone. Lajmi është bërë i ditur nga Gjykata e Apelit në Washington DC.
Stone u dënua në nëntor për shtatë akuza, përfshirë mashtrimin në Kongres, manipulim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë, akuza që rrjedhin nga hetimi mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Stone është viktimë e hetimit mashtrues për Rusinë./E.B-dritare.net