
Trump pushon nga puna zyrtarin që e kundërshtoi për rezultatin e zgjedhjeve!
Dritare.net
Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkarkuar një zyrtar të lartë të zgjedhjeve i cili e kundërshtoi atë në lidhje me pretendimet se zgjedhjet janë manipuluar.
Sipas Trump, shefi i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe të Infrastrukturës (Cisa) Chris Krebs, ka dhënë raportime shumë të pasakta, për zgjedhjet e 3 nëntorit.
Trump, ende nuk e ka pranuar rezultatin që nxjerrin fitues kandidatin demokrat Joe Biden. Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se votimi ishte "më i sigurti" në historinë e SHBA. Ashtu si shumë të tjerë të shkarkuar nga Z. Trump, Krebs thuhet se mësoi se ishte pa punë vetëm kur pa postimin në internet të presidentit Trump.
Krebs shkroi në Twitter:
"Në lidhje me pretendimet se zgjedhjet janë manipuluar, 59 ekspertë të sigurisë zgjedhore pajtohen se këto pretendime janë të pabazuara".
Ai ishte midis zyrtarëve të lartë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare të cilët javën e kaluar shpallën zgjedhjet e përgjithshme të 3 nëntorit në SHBA "më të sigurtat në historinë amerikane", ndërsa hodhën poshtë "pretendimet e pabazuara".
Një zëdhënës i presidentit të ardhshëm, Joe Biden tha se Chris Krebs duhet të lavdërohet për punën e tij, jo të pushohet pasi ka thënë të vërtetën./L.F-dritare.net

















