Na ndiqni edhe në

Bota

Trump: Amerikanët duhet të mësojnë gjuhën kineze, nëse Biden fiton zgjedhjet!

Trump: Amerikanët duhet të mësojnë gjuhën kineze,

Gjatë disa intervistash, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump sulmoi konkurrentin e tij, Joe Biden duke thënë se ka një dobësi ndaj Kinës.

"Kina do të zotërojë Shtetet e Bashkuara nëse këto zgjedhje humben nga Donald Trump.", tha Trump, duke iu referuar vetes në veten e tretë.

"Nëse nuk fitoj zgjedhjet, Kina do të marrë në zotërim Shtetet e Bashkuara. Ju do të duhet të mësoni të flisni kinezisht, ju doni të dini të vërtetën."

Trump fajëson Kinën për moskontrollimin e përhapjes së koronavirusit dhe fshehjen e informacionit për sëmundjen në fazat e hershme të saj. Ai thotë se ato pak raporte që kishte dikur me presidentin kinez, Xi Jinping, tashmë kanë marrë fund. /K.C/dritare.net