
Tragjedia në Itali/ Mes viktimave, 3 agjentë të inteligjencës italiane dhe 1 pjesëtar i forcave izraelite!
Dritare.net
Në varkën e mbytur pasditen e së dielës në liqenin Maggiore në Itali, mes katër viktimave ishin dy agjentë të inteligjencës italiane dhe një pjesëtar i forcave izraelite i dalë në pension.
Dy agjentët italianë u identifikuan si Claudio Alonzi, 62 vjeç dhe Tiziana Barnobi, 53 vjeç. Mes viktimave ishte edhe Shimoni Erez, 50 vjeç, nga Izraeli. Mes viktimave ishte edhe Anya Bozhkova, gruaja ruse 50-vjeçare e kapitenit të varkës.
Varka e mbytur ishte më shumë se 40 vjeçare. Ajo kishte një kapacitet për 15 persona. Këto janë pikat nga të cilat hetuesit nisën të identifikonin çdo përgjegjësi për fundosjen e anijes së shtëpisë 'Gooduria' në pronësi të Claudio Carminati ku humbën jetën 4 persona nga 23 që ndodheshin në bord. Të gjithë, përveç dy prej tyre, ishin agjentë sekretë aktivë ose në pension , shkruan Repubblica , e cila kishte mbërritur në brigjet e liqenit Maggiore.
Në njoftimet që pronari i varkës bënte për ta promovuar për turistët, të cilën Carminati e përdorte dhe si shtëpi ku qëndronte me bashkëshorten e tij 50 vjeçaren, Anya Bozhkova, shkruhet se kapaciteti i varkës ishte vetëm për 15 persona.
Mediat italiane raportuan se varka kishte rreth 23 persona që po festonin ditëlindjen kur nisi një stuhi mbi liqen, e cila shkaktoi përmbysjen e varkës 16 metra të gjatë. Pjesa më e madhe arritën të shpëtojnë duke notuar për në breg ose u shpëtuan nga varka të tjera./A.ZH-dritare.net

















