Na ndiqni edhe në

Bota

Tragjedia e teleferikut në Itali/ 6-vjeçari i mbijetuar rrëmbehet nga gjyshi i tij!

Tragjedia e teleferikut në Itali/ 6-vjeçari i mbijetuar

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet pasi një fëmijë, i vetmi i mbijetuar i aksidentit tragjik me teleferik në maj, është dërguar në Izrael nga gjyshi i tij. Prindërit e Eitan Biran-it, vëllai i vogël dhe dy gjyshërit e tij ishin midis 14 personave që humbën jetën në aksident.

6-vjeçari kishte qëndruar me hallën në Itali që kur doli nga spitali. Por, të afërmit e Eitanit në Izrael kanë kërkuar vazhdimisht kujdestarinë. Familja e Eitan jetonte në Itali prej disa vitesh dhe hallës së tij, motra e të atit, Aya Biran-Nirko q e mori kujdestarinë në qershor.

Këtë të shtunë, Eitan u mor nga gjyshi i tij nga nëna, Shmulik Peleg, i cili u transferua në Itali pas rrëzimit dhe kishte të drejta vizite. Ai më pas e ka dërguar nipin jashtë vendit me një avion privat, duke përdorur pasaportën izraelite të fëmijës. Diplomatët izraelitë kanë konfirmuar që atëherë ardhjen e tij në vend.

Halla e nënës së fëmijës,Gali Peleg u paraqit për birësim në gusht, duke pretenduar se djali po mbahej peng në Itali.

Halla nga babai i fëmijës, megjithatë, e përshkroi lajmin si “një tragjedi tjetër për Eitanin”, sipas Corriere della Sera.

Autoritetet italiane ende vijojnë hetimet për tragjedinë, por prokurorët besojnë se frenat e urgjencës kanë qenë të çaktivizuar qëllimisht. Trembëdhjetë persona vdiqën në vendngjarje, përfshirë një fëmijë dy vjeç, ndërsa një fëmijë tjetër vdiq më vonë në spital./M.M-dritare.net