Na ndiqni edhe në

Bota

Tragjedi/Mbytet varka me refugjatë, 31 të vdekur

Tragjedi/Mbytet varka me refugjatë, 31 të vdekur

Tridhjetë e një emigrantë që po udhëtonin drejt Mbretërisë së Bashkuar janë mbytur në Kanalin Anglez pranë Calais, pasi varka e tyre u mbyt. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha se kjo është tragjedia më e madhe me kaq shumë viktima, që prej 2014.

Kryeministri Boris Johnson tha se ishte tmerruar nga ajo që ka ndodhur duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar nuk do të linte asnjë gur pa lëvizur për të ndaluar bandat e trafikimit të qenieve njerëzore.

Pesë gra dhe një vajzë ishin në mesin e të vdekurve. Dy persona u shpëtuan dhe një person është ende i zhdukur./L.F-dritare.net