
Të dhënat e fundit/Spanja bëhet vendi i dytë më me shumë viktima nga koronavirusi!
E Mërkurë 25 Mars 2020, 14:02
Dritare.net
Numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Spanjë, ka kaluar edhe Kinën. Tashmë pas Italisë, Spanja zë vendin e dytë, si vendi me më shumë të vdekur nga Covid-19. Në 24 orët e fundit, janë shënuar 738 viktima, duke shënuar një rekord. Numri total i vdekjeve në Spanjë ka arritur në 3443, ndërsa në Kinë janë 3281 viktima. Ndërsa në Itali, janë shënuar 6820 viktima. Numri total i viktimave në të gjithë botën, po shkon në 20 mijë./L.F-dritare.net

















