
Ditëlindja e Lady Dianës, ja sa vjeç do të ishte sot Princesha e Popullit!
Dritare.net
Princeshë Diana është një nga personazhet më të përfolura të familjes mbretërore britanike, edhe pse nuk jeton më. Ajo lindi më 1 korrik të vitit 1961 dhe ishte bashkëshortja e Charles, Princit të Wellsit.
Diana në këtë martesë lindi edhe dy fëmijët e saj, princin William dhe Harry. Princeshë Diana vdiq më 31 gusht të vitit 1997, në një aksident të rëndë automobilistik, kur ajo ishte vetëm 36 vjeçe.
Ndërsa sot Princesha e popullit do të festonte 59-vjetorin e lindjes.
Kanë kaluar 23 vjet që nga tragjedia dhe vdekja e saj në Paris, por princesha kujtohet edhe sot, jo vetëm nga djemtë apo familja mbretërore, por nga të gjithë ata që e deshën dhe i deshi.
Princeshë Diana nëse do të ishte akoma gjallë do të gëzonte dashurinë e 4 anëtarëve më të rinj të familjes, të 3 nipërve dhe mbesës së saj, princit George, princesha Charlotte, princ Louis dhe Archie./dritare.net

















