Na ndiqni edhe në

Bota

Skandali në Nju Jork! Zyrtarja e lartë e shtetit punoi si spiune për Kinën 14 vjet, në këmbim të dhuratave!

Skandali në Nju Jork! Zyrtarja e lartë e shtetit punoi si spiune

Një zyrtar i lartë i qeverisë së shtetit të Nju Jorkut akuzohet si agjent i fshehtë për Pekinin, ku si shpërblim, ka fituar një jetë luksoze për 14 vite. Sipas akuzës së ngritur nga SHBA, 41-vjeçarja përdori pozicionin e saj për të ndihmuar zyrtarët kinezë, duke përfshirë bllokimin e diplomatëve tajvanezë nga kontaktimi me qeverinë shtetërore dhe ndarjen e fshehtë të dokumenteve të brendshme me Pekinin.

Në këmbim, Kina dyshohet se i ka dhuruar zonjës Sun dhe bashkëshortit të saj, Christopher Hu, miliona dollarë ryshfete që i ndihmuan ata të blinin një shtëpi prej 4.1 milion dollarësh (3.1 milion £) në Nju Jork. Ata gjithashtu blenë një godinë me pamje nga oqeani prej 2.1 milionë dollarësh në Honolulu, Hawaii dhe automjete luksoze, duke përfshirë një makinë sportive Ferrari Roma të vitit 2024, citohet në akt akuzë .

Ligji amerikan kërkon që individët që veprojnë në interes të vendeve të huaja ose partive politike të regjistrohen si agjentë të huaj. Në vitin 2020, ndërsa pandemia Covid-19 u përhap në shtet Sun dyshohet se gjeti mënyra që zyrtarët konsullorë kinezë të kishin akses te drejtuesit e Nju Jorkut. Aktakuza kundër zonjës Sun liston rastet në të cilat ajo ka punuar për të penguar përfaqësuesit tajvanezë ose të komunikojnë ose të takohen me zyrtarë të rangut të lartë në qeverinë amerikane. Sun hartoi gjithashtu letra ftese mashtruese për politikanët kinezë që të udhëtonin në SHBA dhe shkroi një letër të paautorizuar punësimi për të shtuar një bashkatdhetar në këshillin këshillimor aziatik amerikan të guvernatorit të Nju Jorkut.

Në këmbim, zonja Sun dhe zoti Hu morën përfitime të konsiderueshme ekonomike dhe të tjera nga përfaqësuesit e Pekinit, thonë prokurorët.

Dhuratat përfshinin udhëtimin e paguar me të gjitha shpenzimet në Kinë; bileta, koncertet dhe ngjarjet sportive; punësimi në Kinë për kushëririn e Sun./M.K-dritare.net