Sidnei regjistron natën më të nxehtë në nëntor, me temperaturat e ditës që pritet të arrijnë 40 grade celsius, sot.
Qyteti australian regjistroi temperaturë minimale 25.4 gradë celsius, brenda natës. Janë marrë masat për ndalimin e vatrave të zjarreve, kryesisht në shumicën e pjesëve lindore dhe verilindore të shtetit.
Temperaturat gjatë fundjavës janë rritur edhe në pjesë të tjera të vendit duke përfshirë Australinë e Jugut dhe Viktoria. Temperatura rekord e Sidneit u regjistrua në Observator Hill, në CBD. Nga ora 04:30, temperatura ishte rritur në 30 gradë celsius. Rekordi i mëparshëm në Observator Hill ishte 24.8 gradë celsius, në 1967.
Imazhet nga Sidnei tregojnë një turmë të madhe njerëzish që vërshojnë në plazh, pavarësisht pandemisë.
Ndërkohë, ju kujtojmë se verën e kaluar Australia u përvëlua nga zjarret dhe u dogjën qindra hektarë tokë dhe mijëra kafshë./K.C/dritare.net