
Si i bëra baballarët të kujdesen për fëmijët e tyre. Shembulli fantastik i ministrit të arsimit!
Dritare.net
Fotoja e ministrit të Arsimit në Sierra Leone, Afrikë, ka marrë vëmendje dhe diskutim të gjerë. Gjatë një takimi nëpërmjet aplikacionit Zoom, që ai po zhvillonte, mbante mbi shpinë vajzën e tij 10-muajshe. David Moinina Sengeh ishte shprehur se dëshironte që të jepte një shembull për të gjithë burrat e tjerë. Ai tha për median britanike BBC, se është shumë e rrallë të shohësh një baba që kujdeset për fëmijët në vendin e tij.
“Të gjitha gratë në vendin tim, e bëjnë këtë çdo ditë. Për ne është normale, dhe nuk na bën aspak përshtypje. Ndryshe ndodhi me foton time e cila bëri xhiron në rrjet”.
Ai ndodhej në kuzhinë duke ushqyer vajzën e tij, ndërkohë që në të njëjtën kohë duhet të zhvillonte një takim online, pasi për shkak të bllokimit nga koronavirusi, mbledhjet zhvilloheshin nëpërmjet Zoom. Ky imazh u shpreh ai i detyron burrat të mendojnë për veten e tyre, dhe u tregon atyre se edhe ata mund të kujdesen për fëmijët.
“Unë kam miq që kurrë nuk i kanë ndryshuar një pelenë fëmijëve, dhe as nuk përpiqen që të ndihmojnë në rritjen e tyre”.
Për këtë arsye ai dëshiron që t’i inkurajojë burrat që të marrin pjesë në rritjen e fëmijëve. Shumë burra iu përgjigjën atij duke postuar fotot e tyre në rrjetet sociale, duke u kujdesur për fëmijët. Gjithashtu shembulli i ministrit të arsimit është duartrokitur nga shumë aktivistë./L.F-dritare.net

















