Na ndiqni edhe në

Bota

Si është gjendja e Papa Françeskut? Ja çfarë thotë Vatikani!

Si është gjendja e Papa Françeskut? Ja çfarë

Papa Françesku, i shtruar në spital në Gemelli që nga e premtja e kaluar, vuan nga pneumonia dypalëshe dhe gjendja e tij klinike vazhdon të paraqesë një pamje komplekse.

Kështu ka komunikuar mbrëmjen e sotme drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, bazuar në analizat laboratorike dhe tomografinë e gjoksit të Papës, duke përshkruar kështu një skenar që nuk mund të mos konsiderohet shqetësues.

“Infeksioni polimikrobik, i cili u shfaq në kontekstin e bronkektazisë dhe bronkitit astmatik, dhe që kërkonte përdorimin e terapisë antibiotike kortizonike, e bën trajtimin terapeutik më kompleks. Tomografia e gjoksit që Ati i Shenjtë iu nënshtrua pasditen e sotme, me recetë nga ekipi shëndetësor i Vatikanit dhe ekipi mjekësor i Fondazione Policlinico ‘A. Gemelli’, tregoi fillimin e pneumonisë dypalëshe që kërkonte terapi të mëtejshme farmakologjike.”, shton ai.

Megjithatë, Papa Françesku "është në humor të mirë". Sot Papa mori Eukaristinë dhe gjatë ditës praktikonte lutjen dhe leximin e teksteve. “Ai ju falënderon për afërsinë që ndjen në këtë moment dhe kërkon me zemër që të vazhdojmë të lutemi për të.”, tha Bruni./K.C/dritare.net