Na ndiqni edhe në

Bota

Si Brad Pitt dhe Jennifer Aniston i treguan botës se mund të jesh shok i ngushtë me ish-in!

Si Brad Pitt dhe Jennifer Aniston i treguan botës se mund të jesh shok

Momenti kur Brad Pitt dhe Jennifer Aniston u shfaqën bashkë pas një kohë të gjatë, na bëri të aludojmë se ata kishin rinisur një marrëdhënie. Në fotot që u publikuan në medie, ata dukeshin të lumtur dhe të emocionuar, megjithëse jo çdo gjë është ashtu siç duket.

Si Brad Pitt dhe Jennifer Aniston i treguan botës se mund të jesh shok

Jennifer dhe Brad u martuan në vitin 2000, pasi u takuan për herë të parë në 1994-ën, falë miqësisë së menaxherëve të tyre. Por për fat të keq kjo martesë nuk zgjati shumë dhe ata u ndanë në 2005-ën. Ndonëse në atë kohë të gjitha mediat po bënin thashetheme për ta, çifti nuk reagoi, qëndruan të heshtur.

Si Brad Pitt dhe Jennifer Aniston i treguan botës se mund të jesh shok

Ata kurrë nuk folën keq për njëri-tjetrin. Edhe pasi Brad u lidh me Angelina Jolie, pak kohë pas ndarjes nga Jennifer. Pitt u martua me Jolie në vitin 2014, dhe Aniston u martuan me Justin Theroux në 2015-ën. Disa vjet më vonë të dy u divorcuan, informon dritare.net

Si Brad Pitt dhe Jennifer Aniston i treguan botës se mund të jesh shok

Në ditëlindjen e 50-të të Jennifer në 2019, Brad ishte mes të ftuarve të tjerë në festën e saj dhe kjo tregoi se ata ishin miq të mirë. Të dy e konfirmuan se janë thjeshtë miq, sepse të gjithë po shkruanin se ata u rilidhën.

Si Brad Pitt dhe Jennifer Aniston i treguan botës se mund të jesh shok

Ata u fotografuan bashkë në çmimet SAG në janar të 2020-ës për herë të parë pas disa vitesh. Gjatë shfaqjes, Jenn ishte duke qeshur dhe duartrokiste fjalimin e Brad. Dhe kur Jennifer fitoi një çmim, Brad po shikonte nga prapaskena.

Si Brad Pitt dhe Jennifer Aniston i treguan botës se mund të jesh shok

Përsëri, lajmi për ribashkimin e tyre ishte në çdo gazetë dhe revistë në botë. Por këngëtarja Melissa Etheridge, e cila është mikja e të dyve, u shpreh se ata ishin thjesht miq të mirë./K.C/dritare.net

Si Brad Pitt dhe Jennifer Aniston i treguan botës se mund të jesh shok