
Shtyhet një tjetër dasmë mbretërore për shkak të koronavirusit
Dritare.net
Një tjetër dasmë mbretërore është shtyrë për shkak të koronavirusit. Princesha Theodora e Greqisë dhe Danimarkës pritej të martohej me avokatin amerikan, Matthew Kumar në fund të këtij muaji, në ishullin grek të Spetses. Por, si pasojë e pandemisë, çifti vendosi ta shtyjë dasmën. Theodora, e cila ka lindur në Londër dhe tani jeton në Los Angeles, është vajza e ish-mbretit të Greqisë, Kostandin II, dhe gruas së tij, Princesha Anne-Marie nga Danimarka.
Theodora u takua me të fejuarin e saj pasi u transferua në Amerikë për të ndjekur një karrierë aktrimi dhe Royal House Greke njoftoi fejesën e çiftit në nëntor 2018.
Ju kujtojmë se, më parë u shty edhe dasma e Princeshës Beatrice me Edoardo Mapelli Mozzi. Vajza e madhe e Princit Andrew dhe Sarah Ferguson, kishin planifikuar të martoheshin në fillim të këtij muaji, po koronavirus nuk i la./K.C/dritare.net

















