Na ndiqni edhe në

Bota

Shkrimtarja Jean Carroll ngre padi të re ndaj Trump për shpifje, kërkon më shumë dëmshpërblim!

Shkrimtarja Jean Carroll ngre padi të re ndaj Trump për shpifje,

Shkrimtarja E. Jean Carroll ka ngritur një padi të re për shpifje kundër Trump për deklaratat që ky i fundit ka bërë pas publikimit të vendimit. Shkrimtarja mori 5 milion dollarë nga Donald Trump, pas urdhrit që ish- presidentit iu dha pasi pasi u shpall fajtor për ngacmim seksual ndaj saj. Por shkrimtarja tashmë kërkon një shumë shtesë të konsiderueshme për të gjitha shpifjat që sipas saj janë deklaruar më pas.

“Ajo është e çmendur,” tha Trump, kandidati republikan për president të vitit 2024.

Ish-presidenti tha se nuk e kishte takuar kurrë shkrimtaren e revistës Elle, duke e quajtur sërish “një histori të sajuar”. Deklaratat e Trump pas shpalljes së vendimit tregojnë thellësinë e keqdashjes së tij ndaj Carol, thanë avokatët e saj në padinë e re.

Carroll po kërkon dëmshpërblim “për të ndëshkuar Trump”, por gjithashtu “për ta parandaluar atë nga përfshirja në veprime të tjera dhe për të parandaluar njerëzit e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.

Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara ishte shpallur fajtor për sulm seksual ndaj shkrimtares, e cila e akuzoi atë për përdhunimin e saj në Nju Jork në pranverën e vitit 1996./New York Times/ A.ZH-dritare.net