Shpërthen cisterna në Firence, 3 të vdekur dhe 9 të plagosur
Dritare.net
Rreth orës 10.20 të mëngjesit të sotëm, një shpërthim përfshiu Calenzanon dhe një re tymi i zi mbuloi gjithë zonën. Mësohet se shpërtheu një cisternë e kompanisë Eni. Raportohet për 2 të vdekur, 9 të plagosur dhe 3 të zhdukur nën rrënojat e magazinës. Bashkia e Calenzanos ftoi qytetarët që mos t’i afrohen zonës së shpërthimit dhe të mbajë mbyllur dyer dhe dritare. Trafiku hekurudhor midis Prato dhe Firence është pezulluar dhe trari i pagesës së autostradës Calenzano është mbyllur.
“Do të hapet një çështje penale për të konstatuar çdo përgjegjësi.”, tha kryeprokurori i Pratos, Luca Tescaroli në një shënim pas një kontrolli. Sipas një raporti fillestar, shpërthimi ndodhi pas rrjedhjes së lëngut gjatë operacioneve të rimbushjes së cisternës, mësuan hetuesit.
"Situata është nën kontroll, zjarrfikësit bënë një punë mbresëlënëse, duke shmangur pasoja të tjera. Flakët u shuan duke shmangur kontaktin me depot e karburantit. Depot mbetën të paprekura, përndryshe rezultati do të ishte akoma më dramatik.", tha presidenti i Rajonit të Toskanës, Eugenio Giani.
“Ftojmë popullsinë të mos i afrohet zonës së prekur nga shpërthimi në zonën Eni pranë fushës së sportit.”, shkruan Bashkia e Calenzanos në Facebook. "Ne rekomandojmë që banorët e zonës të mbajnë dyer dhe dritare të mbyllura dhe të fikin çdo sistem klimatizimi. Nuk ka rreziqe për shëndetin."/K.C/dritare.net