
Shpërndanë 500 vakte falas për qytetarët në Teksas/ Gjesti i çiftit shqiptar, jehonë në mediet amerikane!
Dritare.net
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me valën e madhe të të ftohtit, duke veçuar Teksasin ku miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë. Në një kohë si kjo, vullnetarët kanë filluar t’i ndihmojnë për të tejkaluar krizën. Mes vullnetarëve, janë dhe Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca, çifti shqiptar nga Kosova, të cilët janë pronarë të një restoranti në Teksas. Ata kanë hapur dyert e restorantit të tyre për të gjithë qytetarët në nevojë. Çifti ka shërbyer më shumë se 500 vakte me shërbim falas. Ata janë ftuar edhe në televizionin "Fox", ku kanë folur për arsyet që i kanë shtyrë të bëjnë gjestin human. Ari ka theksuar se dy vite më parë nisën biznesin, ndërsa gjatë pandemisë kanë menduar se do të falimentonin, por kanë qenë klientët besnikë që i kanë ndihmuar të mbijetojnë, ndaj është një borxh që ju kthehet atyre./M.M-dritare.net

















