Na ndiqni edhe në

Bota

Shokon me deklaratën aktorja e njohur: Kam fjetur me mbi 200 burra!

Shokon me deklaratën aktorja e njohur: Kam fjetur me mbi 200 burra!

E njohur si një figurat më seksi të ekranit, aktorja Jennifer Coolidge ka zbuluar se roli i saj i dha asaj më shumë se një çek të majmë.

Sipas Insider, Coolidge ka zbuluar se ka fjetur me 200 burra pas rolit të saj të famshëm në filmin e vitit 1999, “American Pie”. Ndërsa ajo është e njohur edhe për rolin e saj në “Legally Blonde” dhe së fundmi në “ëhite Lotus”, 60-vjeçarja tha për Variety se “American Pie” i solli asaj më shumë kënaqësi sesa thjesht famë.

“Kishte shumë përfitime për të bërë atë film. Dua të them, do të ishin rreth 200 njerëz me të cilët nuk do të kisha fjetur kurrë. Ndoshta e kam marrë këtë vëmendje të veçantë sepse njerëzit më kanë parë si mamaja e Stifler-it ose gruaja tek “Legally Blonde”. Megjithatë unë jam e kënaqur. Njerëzit, që nuk do e merrnin mundimin të punonin me mua, papritur ata po më kërkojnë të jem pjesë e projeteve të tyre”, tha Jennifer Coolidge./M.K/dritare.net