Na ndiqni edhe në

Bota

Shkuan për muaj mjalti në Greqi, por u përmbytën. Çifti austriak konfirmohet i vdekur! 

Shkuan për muaj mjalti në Greqi, por u përmbytën.
Dy austriakë që u zhdukën në përmbytjet e fundit në Greqi janë konfirmuar të vdekur pasi testet e ADN-së në dy trupa të gjetur konfirmuan identitetin e tyre, tha Ministria e Jashtme austriake në një deklaratë të shtunën pa i përmendur emrat e tyre.


“Është detyra jonë të njoftojmë vdekjen e dy shtetasve austriakë në Greqi,”, tha ministria në një deklaratë të shkurtër. “Rezultatet e analizave të ADN-së konfirmuan se këta janë dy personat që janë zhdukur që nga përmbytjet e mëdha”.

Ekipi në Ambasadën Austriake në Athinë do të vazhdojë të mbështesë të afërmit, shtoi ministria, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ekuipazhet e rojës bregdetare gjetën trupin e gruas në plazhin e Theotokos më 8 gusht, ndërsa i burrit u nxor nga deti në brigjet e plazhit Mourtia më 13 shtator.

Dy austriakët, kishin shkuar për muaj mjalti në Greqi dhe patën marrë me qira një shtëpi pushimi në fshatin bregdetar Potistika, e cila u shkatërrua plotësisht nga përmbytjet./K.C/dritare.net