Na ndiqni edhe në

Bota

Për herë të parë pas fillimit të luftës, Ukraina dhe Rusa shkëmbejnë mbi 200 të burgosur!

Për herë të parë pas fillimit të luftës, Ukraina

Mes tensioneve në rritje, Ukraina dhe Rusia kanë kryer një shkëmbim të papritur të të burgosurve, më i madhi që nga fillimi i luftës.

Mes të burgosurve ishin edhe pesë shtetas britanikë të mbajtur nga forcat e mbështetura nga Rusia në Ukrainë u liruan mbrëmë si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve të luftës.

Lajmi i dha fund "muajve të pasigurisë dhe vuajtjes për ta", tha kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss.

Aiden Aslin, John Harding dhe Shaun Pinner, të cilët u kapën ndërsa luftonin me forcat ukrainase, ishin midis të liruarve. Aslin dhe Pinner ishin dënuar me vdekje nga forcat ruse në atë që kritikët e quajtën një gjyq të rremë.

Identiteti i dy shtetasve të tjerë të Britanisë së Madhe të liruar mbetet i panjohur.

Për herë të parë pas fillimit të luftës, Ukraina

Rusia liroi 215 robër lufte, përfshirë komandantët e Batalionit Azov. Për javë të tëra, ata udhëhoqën rezistencën në qytetin e Mariupolit, të ngujuar në bunkerët dhe tunelet e fabrikës gjigante të çelikut Azovstal dhe shihen si heronj në Ukrainë.

Dhjetë të huaj të kapur në Ukrainë u liruan gjithashtu.

Në këmbim, Ukraina dërgoi 55 luftëtarë rusë dhe politikanin pro-rus ukrainas Viktor Medvedchuk, i cili përballej me akuzat për tradhti.

Për herë të parë pas fillimit të luftës, Ukraina

Andriy Yermak, kreu i zyrës së Presidentit Zelensky, festoi "suksesin e jashtëzakonshëm" të negociatave pas "punës titanike", që ndodhi me ndihmën e Turqisë dhe Arabisë Saudite.

Koha e shkëmbimit është interesante. Kjo ndodhi disa orë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, mbajti një fjalim televiziv duke njoftuar një mobilizim të pjesshëm ushtarak dhe pasi të ashtuquajturat referendume për bashkimin me Rusinë janë planifikuar nga forcat e mbështetura nga Rusia në zonat e pushtuara të Ukrainës.

Zhvillimet shihen si një përshkallëzim nga Rusia, pasi ajo përballet me humbje në fushën e betejës mes një ofensive të forcave ukrainase për të rimarrë territorin./BBC/Xh.Xh/dritare.net