Na ndiqni edhe në

Bota

SHBA pritet të autorizojë vaksinën Pfizer për fëmijët e moshës 12-15 vjeç. Ja kur mund të nisi procesi!

SHBA pritet të autorizojë vaksinën Pfizer për

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) pritet të autorizojë përdorimin e vaksinës COVID-19 të Pfizer-it për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç deri javën e ardhshme. Kjo sipas një zyrtari federal dhe një personi që ka njohuri për procesin, të cilët folën në kushtet e anonimatit.

Veprimi i agjencisë FDA do të pasohet nga një takim i një komisioni këshillues federal për vaksinat ku do të diskutohet nëse duhet të rekomandohet vaksina për grupmoshën 12 – 15 vjeç. Më pas Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të veprojnë sipas rekomandimit të komisionit në fjalë. Këto hapa mund të përfundojnë brenda pak ditësh. Fëmijët kishin efekte anësore të ngjashme me ato që shihen tek të rriturit, tha kompania. Efektet kryesore anësore janë dhimbja e trupit, ethet, temperatura dhe lodhja, veçanërisht pas dozës së dytë. Studimi do të vazhdojë të ndjekë pjesëmarrësit për dy vjet për më shumë informacion në lidhje me mbrojtjen afatgjatë dhe sigurinë.

Më shumë se 131 milionë doza të vaksinës Pfizer janë administruar tashmë në Shtetet e Bashkuara ku kërkesa për vaksina tek të rriturit është ngadalësuar në mënyrë drastike javët e fundit.

Ndërsa të rinjtë rrezikojnë të kenë më pak efekte anësore serioze nga COVID-19, ata përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve të reja të virusit ndërsa shumica e të rriturve në Shtetet e Bashkuara janë vaksinuar të paktën pjesërisht dhe ndërsa aktivitete me rrezik më të lartë si ngrënia në ambiente të mbyllura dhe aktivitetet sportive kanë rifilluar në pjesën më të madhe të vendit. Zyrtarët shpresojnë që shtrirja e vaksinimeve tek adoleshentët do të përshpejtojë më tej uljen e rasteve të virusit dhe do të lejojë që shkollat të rihapen me ndërprerje minimale këtë vjeshtë./dritare.net