Presidenti, Donald Trump ka nisur zyrtarisht procesin për të tërhequr SHBA-të nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH). Presidenti i kishte bërë të qarta qëllimet e tij në fund të majit, duke akuzuar OBSH-në se ishte nën kontrollin e Kinës, pas pandemisë së koronavirusit, shkruan BBC.
Pavarësisht thirrjeve nga BE-ja dhe të tjerët, ai tha se do të tërhiqej nga agjencia e Kombeve të Bashkuara dhe do t’i çonte fondet diku tjetër. Tani ai ka njoftuar Kombet e Bashkuara dhe Kongresin për qëllimet e tij, megjithëse procesi mund të zgjasë të paktën një vit.
Stéphane Dujarric, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të KB-së, konfirmoi se SHBA-të e kishin njoftuar atë për largimin, që hyn në fuqi nga 6 korriku i 2021-shit./K.C/dritare.net