
SHBA miraton sanksionet ndaj Hong Kongut, ndërsa shumë shtete dënojnë ligjin e ri të Kinës
Dritare.net
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar sanksione të reja të lidhura me Hong Kongun, pasi Pekini vendosi një ligj të sigurisë që u dënua nga shumë vende në mbarë botën.
Masa, e cila u miratua unanimisht, penalizon bankat që bëjnë biznes me zyrtarë kinezë. Do të duhet të miratohet nga Senati përpara se të shkojë te Presidenti Trump. Kritikët thonë se ligji i Kinës i jep fund lirive të garantuara.
"Ligji është një goditje brutale, gjithëpërfshirëse ndaj popullit të Hong Kongut, që synon të shkatërrojë liritë që e premtuara", tha kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se miratimi i ligjit ishte një "shkelje e qartë dhe serioze" e deklaratës së përbashkët Sino-Britanike të 1985./E.B-dritare.net

















