SHBA merr vendimin, nga nëntori lejon hyrjen e udhëtarëve të vaksinuar plotësisht nga BE dhe Mbretëria e Bashkuar
E Hënë 20 Shtator 2021, 17:05
Dritare.net
Çdo qytetar i BE dhe Mbretërisë së Bashkuar që ka kryer dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19 do të mund të hyjë lirisht në SHBA. Përveç vaksinimit të plotë, qytetarët nga BE dhe Britania e Madhe do të duhet të bëjnë dhe test apo të gjurmohen.
Ky vendim i amerikanëve hyn në fuqi nga nëntori dhe i jep fund ndalimit 18-mujor për qytetarët evropianë dhe britanikë. Donald Trump më parë kishte vendosur urdhrin në mars të 2020, por Biden kishte paralajmëruar me kohë se do të ndryshonte rregullat. Kohët e fundit marrëdhëniet mes SHBA dhe BE nuk kanë qenë të lehta sidomos me vendimin e Biden për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani./Dritare.net