
SHBA/ Kërcënoi me armë brenda festës, gruaja e qëllon për vdekje, parandalon një tjetër tragjedi!
Dritare.net
Një grua ka qëlluar për vdekje një burrë në SHBA. Ngjarja ndodhi në Charleston, Virxhinia Perëndimore.
Viktima ishte në mjetin e tij kur u paralajmërua të ngadalësonte shpejtësinë sepse fëmijët po luanin. Ai u kthye i armatosur me një pushkë të tipit AR-15 dhe hapi zjarr nga automjeti i tij drejt një feste ditëlindjeje.
Zëdhënësi i policisë Tony Hazelett tha se reagimi i shpejtë i gruas shpëtoi jetë. Ngjarja vjen në mes të një debati kombëtar mbi armët pas tragjedisë në një shkollë në Teksas.
“Ajo është thjesht një anëtare e komunitetit që mbante armën e saj në mënyrë të ligjshme. Dhe në vend që të ikte nga kërcënimi, ajo shpëtoi disa jetë.” Ndërkohë, gruaja po bashkëpunon me hetuesit e ndaj saj nuk do të ngrihet asnjë akuzë, sipas policisë./BBC/Xh.Xh/dritare.net

















