Na ndiqni edhe në

Bota

Shakira, një këngë për arsyen e ndarjes nga Pique!

Shakira, një këngë për arsyen e ndarjes nga Pique!

Këngëtarja kolumbiane Shakira dhe futbollisti i Barcelonës Gerard Piqué njoftuan fundin e lidhjes së tyre 12-vjeçare në një deklaratë të shkurtër prej 26 fjalësh në qershor. Tani, pothuajse pesë muaj më vonë, ylli i popit 45-vjeçar ka publikuar këngën e saj të parë që nga ndarja, Montonía të cilën e interpreton me këngëtarin Ozuna.

Fansat besojnë se kënga e re ofron të dhëna për arsyet e vendimit të çiftit për t'u ndarë. Në këngë, Shakira këndon për rëndësinë e dashurisë për veten, me tekste të tilla si "Të dua, por e dua veten më shumë" dhe "Ti më le për narcisizmin tënd" - kjo merret si një referencë për Piqué, i cili , menjëherë pas ndarjes, konfirmoi se ishte në një lidhje me studenten 23-vjeçare, Clara Chía.

Në intervistën e saj të parë që nga ndarja me Piqué, Shakira i tha revistës Elle se ishte në "një nga orët e saj më të vështira dhe më të errëta". Ajo shtoi se muzika ishte bërë shpëtimtarja e saj dhe se për të, dhe shkrimi i këngëve ishte si të shkosh te një psikolog.

Në intervistën e Elle, Shakira tha gjithashtu se e la mënjanë karrierën e saj muzikore për hir të Piqué./L.F-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)