
Shakira i dedikon fjalët prekëse të atit të sëmurë: Ti na mësove të ngrihemi pas çdo rënie!
Dritare.net
Shakira ka folur mbi lajmet për babanë e saj, William Mebarak Chadid, 91-vjeç, i cili është shtruar në klinikën Teknon-Quiron në Barcelonë.
Këngëtarja ndau një video në rrjetet e saj sociale ku shihet ajo dhe babai i saj 90-vjeçar duke praktikuar një “stimulim njohës” pasi ai u kthye në shtëpi nga spitali. Në video, Shakira qëndron përballë babait të saj me letra të mëdha shënimesh duke i kërkuar atij të lexojë fjalët me zë të lartë.
View this post on Instagram
Babai i Shakiras kishte probleme shëndetësore në maj. Më pas, ai u dërgua me ambulancë në spital dhe më pas iu nënshtrua një operacioni urgjent për shkak të mpiksjes së gjakut në tru. Pak ditë më parë, Shakira ka postuar një foto të babait me nipërit dhe një mesazh shumë të qartë dhe emocionues.
“Ti na mësove të ngrihemi pas çdo rënieje dhe këtë herë e dimë që do ta bësh sërish. Të duam”, ka shkruar Shakira.
Familja ka kërkuar respektin maksimal në këtë kohë të vështirë e të ndjeshme./Today/M.K/dritare.net

















