
SHBA/ Senati miraton paketën historike prej 2 trilionë dollarësh, për përballimin e koronavirusit
E Enjte 26 Mars 2020, 09:09
Dritare.net
Senati amerikan miratoi paketën 2 trilionë dollarë të përballimin e situatës së koronavirusit.
Drejtuesi i Minoriteteve të Senatit, Chuck Schumer e quajti marrëveshjen dypartiake si paketën më të madhe të shpëtimit në histori.
Dhe udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell tha: "Ky është një nivel më i lartë i investimeve në kohë lufte, për kombin tonë".
Tani projektligji do të shkojë për votim, përpara se të mbërrijë në tryezën e Presidentit Donald Trump. Arritja e marrëveshjes vjen pasi në SHBA numri të të vdekurve nga koronavirusit shkoi në 1,050.
Në nivel global, më shumë se 21.200 njerëz kanë humbur jetën nga virusi./E.B-dritare.net

















