Na ndiqni edhe në

Bota

Sekretari i Shtetit Marco Rubio vihet në krye të USAID-it!

Sekretari i Shtetit Marco Rubio vihet në krye të USAID-it!

Sekretari i Shtetit Marco Rubio po vihet në krye të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ndërsa administrata Trump mendon të ardhmen e agjencisë.

Rubio u tha gazetarëve që udhëtonin me të në El Salvador se ai do të ushtrojë detyrën si drejtues i USAID-it, i cili për dekada ka administruar ndihmën humanitare dhe zhvillimore në mbarë botën.


“Ka shumë funksione të USAID-it që do të vazhdojnë, që do të jenë pjesë e politikës së jashtme amerikane, por duhet të përafrohet me politikën e jashtme amerikane,” tha Rubio.

Është e paqartë nëse masa do të përballet me sfida ligjore. Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer (D-N.Y.) në fund të javës së kaluar tha se çdo përpjekje për të shpërbërë USAID-in do të ishte "ilegale dhe kundër interesave tona kombëtare".

Presidenti Trump u tha gazetarëve të dielën se USAID ishte drejtuar “nga të çmendurit radikalë dhe ne po i nxjerrim jashtë dhe më pas do të marrim një vendim”. Presidenti nënshkroi më parë një urdhër ekzekutiv që ngrinte ndihmën e huaj.

Faqja e internetit e USAID-it doli nga funksioni ditët e fundit dhe qindra kontraktorë janë pushuar nga puna mes pasigurisë për të ardhmen e agjencisë.

Elon Musk, një aleat kryesor i Trump-it, i cili është zgjedhur për të udhëhequr Departamentin e Efiçencës së Qeverisë, prej ditësh ka kritikuar USAID-in në mediat sociale.
Demokratët dhe ish-diplomatët kanë paralajmëruar kundër shpërbërjes së USAID-it.

"USAID ndihmon në forcimin e reputacionit të kombit tonë, duke shfaqur fuqinë dhe vlerat tona," postoi Senatori Andy Kim (D-N.J.), i cili më parë shërbente në agjenci. "Administrata e Trump-it tani po i bën dëm të jashtëzakonshëm reputacionin tonë jo vetëm në përpjekjen për të ndaluar punën e USAID-it, por duke denigruar misionin e ndihmës humanitare dhe zhvillimit në tërësi.”, vazhdoi ai./K.C/dritare.net