Na ndiqni edhe në

Bota

Sekretari i Kombeve të Bashkuara: Planeti ynë është thyer, njerëzimi po bën luftë vetëvrasëse ndaj natyrës!

Sekretari i Kombeve të Bashkuara: Planeti ynë është thyer,

"Planeti ynë është thyer," ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Njerëzimi po zhvillon atë që ai e përshkruan si një luftë "vetëvrasëse" ndaj botës natyrore. Guterres dëshiron të vendosë trajtimin e ndryshimeve klimatike nsi kryefjalë të misionit global të Kombeve të Bashkuara.

Sekretari i Kombeve të Bashkuara: Planeti ynë është thyer,

Në një fjalim të titulluar “Gjendja e Planetit”, ai njoftoi se objektivi i tij kryesor për vitin e ardhshëm do të jetë ndërtimi i një koalicioni global rreth nevojës për të ulur emetimet në zero. Kjo e fundit i referohet shkurtimit të emetimeve të gazeve serrë sa i përket balancimit të çlirimeve të mëtejshme duke hequr një sasi ekuivalente nga atmosfera.

Sekretari i Kombeve të Bashkuara: Planeti ynë është thyer,

Sipas tij çdo vend, qytet, institucion financiar dhe kompani duhet të miratojë plane për një tranzicion në emetimet zero neto deri në vitin 2050. Sipas tij, ata gjithashtu do të duhet të marrin masa vendimtare tani për të vendosur veten në rrugën drejt arritjes së këtij vizioni. Sipas Guterres, objektivi është, ulja e emetimeve globale me 45% deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e vitit 2010.

Guterres ka theksuar se shtetet në të gjithë botën duhet të marrin angazhime ambicioze për të ulur emetimet në konferencën ndërkombëtare të klimës që Mbretëria e Bashkuar dhe Italia do të presin në Glasgow në nëntorin e vitit të ardhshëm.

"Ne duhet të krijojmë një rrugë më të sigurtë, më të qëndrueshme dhe të barabartë", ka përfunduar ai.

Në profilin e tij në "Instagram", Guterres, krahas videos së fjalimit të tij ka dhënë mesazhin e tij për pandeminë me të cilën po përballet e gjithë bota.

"Ne po përballemi me një pandemi shkatërruese, lartësi të reja të ngrohjes globale, nivele të reja të degradimit ekologjik dhe pengesa të reja në punën tonë drejt një zhvillimi më të drejtë, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Covid-19 dhe kriza klimatike na kanë sjellë në një prag. Por, në kapërcimin e krizëssë koronavirusit, ne gjithashtu mund të shmangim katastrofën e klimës dhe të rivendosim planetin tonë. Ne kemi një shans që jo thjesht të rivendosim ekonominë botërore por ta transformojmë atë. Tani është koha për të transformuar marrëdhëniet tona me botën natyrore dhe me njëri-tjetrin, dhe duhet ta bëjmë së bashku. Solidariteti është njerëzimi. Solidariteti është mbijetesë", ka shkruar ai. /M.M-dritare.net