
Sanremo 2021/ Shpallet fituesi i zërave të rinj: Këngën ja kushtoj babait tim që nuk jeton më!
Dritare.net
Sonte po mbahet nata e katërt e Sanremos, ndërsa është shpallur fituesi i zërave të rinj për këtë vit, Gaudiano me këngën”Baruti”. Fituesi në kategorinë e propozimeve të zërave të rinj u zgjodh nga vota e kombinuar e jurisë, 33%, e zyrës së shtypit, 33%, dhe e publikut në shtëpi përmes televotimit, i hapur sonte në fillim të festivalit, 34%. Gaudiano sfidoi tre finalistët, Davide Shorty, Wrongonyou dhe Folcast. Gaudiano, menjëherë pas shpalljes fitues, ka theksuar se ja kushton fitoren babait të tij i cili nuk jeton më: "Ajo që ndodhi është diçka e jashtëzakonshme. Këtë këngë ja kushtoj me gjithë zemër babait tim, familjes time dhe të gjithë njerëzve që më lejuan të isha këtu. Dy vjet më parë babai im u largua nga jeta, por tani e ndiej këtu pranë meje"./M.M-dritare.net

















