Rusia: Putini nuk e ka refuzuar planin amerikan të paqes
Dritare.net

Kremlini ka hedhur poshtë pretendimet se Vladimir Putin ka refuzuar plotësisht propozimet amerikane për paqen në Ukrainë, pas bisedimeve me negociatorët amerikanë në Moskë. Sipas zëdhënësit të Putinit, disa elemente të planit janë pranuar, ndërsa pjesë të tjera mbeten “të papranueshme”.
Ndërkohë, kryeministria britanike reagoi ndaj deklaratës së Putinit se Rusia nuk dëshiron konflikt me Evropën, por është e gatshme për luftë nëse duhet. Zëdhënësi i Keir Starmer e quajti këtë “pallavra të tjera të Kremlinit”, duke thënë se Putin nuk është serioz për paqe.
Në Bruksel po zhvillohet takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s për Ukrainën dhe çështjet e mbrojtjes. Ndërkohë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE-ja ka arritur një marrëveshje paraprake për t’i dhënë fund importeve të gazit rus deri në vitin 2027./K.C/dritare.net

