Na ndiqni edhe në

Bota

Rusia nxjerr imazhet nga fabrika e vaksinave kundër Covid-19 për të bindur skeptikët të vaksinohen

Rusia nxjerr imazhet nga fabrika e vaksinave kundër Covid-19 për

Nga CNN News

Disa dekada më parë, shkencëtarët sovjetikë hulumtonin për armë biologjike në një ndërtesë në Volginsky, rreth 70 milje në lindje të Moskës. Tani, ajo ndërtesë po përdoret për të prodhuar në masë një vaksinë që synon mbrojtjen e njerëzve në të gjithë botën nga koronavirusi. Ndërtesa është bërë shtëpia e Generium Farmaceutike, e cila po prodhon vaksinën ruse kundër Covid-19, Sputnik V. Në fabrikë po prodhohen 10 deri në 20 milion doza çdo muaj. Rusia është një ndër shtetet me numrin më të lartë të infektimeve me Covid-19 në botë, me më shumë se 4.1 milion raste. Por gjithashtu ka një nga nivelet më të larta në botë të personave që hezitojnë për t’u vaksinuar. Një sondazh i fundit tregoi se vetëm 38% e rusëve janë të gatshëm të vaksinohen. Teoritë e konspiracionit anti-vaksinë ende po qarkullojnë në internet dhe shikohen nga miliona njerëz në Rusi. Alexander Arkhipova, një antropolog rus thotë se rusët kanë një tendencë kulturore për të mos i besuar institucioneve mjekësore, të cilat shihen si një mjet për kontroll nga qeveria, duke u përzier në jetën private të njerëzve. Një arsye tjetër që i bën rusët të dyshojnë është dhe fakti që Presidenti Vladimir Putin thotë se vajza e tij është vaksinuar, ndërsa ai ende nuk e ka marrë vaksinën. Rusia në përpjekje për t’i bindur njerëzit të vaksinohen ka nxjerrë foto dhe video nga fabrika ku po prodhohen dozat e vaksinës për ta bërë procesin sa më transparent. Nuk dihet nëse kjo do të ketë efekt në rritjen e numrit të njerëzve që kanë dëshirë të vaksinohen në Rusi. /S.F.-dritare.net

Rusia nxjerr imazhet nga fabrika e vaksinave kundër Covid-19 për

Rusia nxjerr imazhet nga fabrika e vaksinave kundër Covid-19 për